close
Top LajmeVendi

SASHK dhe MSH vazhdojnë bisedimet për harmonizimin e pagave

15042022_PVRSM_Kovacevski_sredba-so-SONK_1-780×439-1-696×392

Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) dhe Ministria e Arsimit sot vazhdojnë bisedimet për arritjen e marrëveshjes për harmonizimin e pagave të punëtorëve në aktivitetet e arsimit fillor dhe të mesëm, si dhe për përcaktimin e afateve për lidhjen e kontratave të reja kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm.

Takimi i sotëm është caktuar për në orën 10 në hapësirat e SSK-së.

Sindikata ka hyrë në grevë më 28 prill pasi ka marrë njoftimin nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale se Ministria e Arsimit dhe Shkencës po i afrohet zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjes.

Afati maksimal për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve është 20 ditë, ndërsa afati fillestar prej 10 ditësh skadon të dielën.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia