close
Top LajmeVendi

SASHK: INICIATIVA E REKTORËVE – SKANDALOZE

Iniciativa e rektorëve në arsimin e lartë që të formojnë sindikatë të posaçme në nivel të universiteteve është skandaloze, reaguan sot nga Sindikata për arsim dhe shkencë. Ata thonë se vendimi i tillë është kundër ligjit për marrëdhënie pune, por edhe dyshojnë se ideja është që sindikatat deri në zgjedhje të merren me veten e tyre, të mos e nënshkruajnë marrëveshjen kolektive me të cilën duhet të marrin rroga për 10% më të larta ose se nuk ka para në buxhet për realizimin e kërkesave të tyre.

Me përpjekje të mundimshme SASHK-u arriti marrëveshje me Ministrinë e arsimit për rritje prej 10% të pagave në arsim, që pak më vonë rektorët të dëshirojnë të formojnë sindikatë të posaçme. Iniciativa e këtillë është skandaloze, por edhe joligjore, theksoj kryetari i SASHK-ut Jakim Nedelkov.

“Kjo iniciativë është skandaloze, kjo iniciativë është në kundërshtim me ligjin për marrëdhënie pune, ku nuk lejohet ndërhyrja e punëdhënësve në raport me organizimin dhe veprimin në sindikata. Dua të them publikisht se kjo tezë për formimin e sinikatës së re që do të jetë reprezentative në fushën e arsimit të lartë është gënjeshtër.” –deklaroi Jakim Nedelkov, kryetar i SASHK-ut.

Nga SASHK-u dyshojnë se ideja është që të merren me veten deri në zgjedhje dhe të mos e nënshkruajnë marrëveshjen kolektive me të cilën duhet të marrin paga për 10% më të larta.

“Ajo që e mendojmë është lënia hapësirë që sindikatat të merren me veten për një periudhë të caktuar, çfarë do të thotë kjo? Ndoshta do të kalojë kohë deri në caktimin e zgjedhjeve kur në bazë të ligjit ne do të mund të nënshkruajmë marrëveshje kolektive dhe kjo do të thotë meqënëse nuk ka marrëveshje kolektive shteti duhet të na paguajë 10%.” –shprehet Jakim Nedelkov, Kryetar i SASHK-ut.

Reaguan edhe përfaqësuesit e sindikatës së pavarur akademike pas letrës së rektorit të Universitetit Kirili dhe Metodi, Nikola Jankulovski. “Ky është sulm ndaj shoqatës sindikale, shkelje e çdo intelekti. Ne e dimë se kjo do të shfrytëzohet nga partitë politike”, deklaroi profesoresha Mirjana Najçevska. Përndryshe, rritja e pagave në arsim nga muaji janar i këtij viti vjen pas disa takimeve dhe bisedimeve në mes SASHK-ut dhe Ministrisë së arsimit dhe shkencës. /Verica Dimitrijevska/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia