close
Top LajmeVendi

SASHK-MASH: Harmonizohen disa qëndrime, por s’ka marrëveshje

Jakim-Nedelkov-Sindikata-SASHK-Jeton-Shaqiri-Ministria-e-Arsimit-dhe-Shkences-MASH-arsim

SHAQIRI: JAVËN E ARDHSHME MARRËVESHJE PËR PAGAT E MËSIMDHËNËSVE

Kryetari I SASHK-ut, Jakim Nedelkov, pas raundit të sotëm të negociatave me Ministrinë e Arsimit ka deklaruar se në përgjithësi është arritur harmonizimi I disa qëndrimeve, por për momentin nuk mund të thuhet nëse do të arrihet marrëveshja ose do të aktivizohet greva.

JAKIM NEDELKOV – KRYETAR I SASHK-ut

“Patëm takim, negociojmë për të gjitha cështjet, harmonizuam disa qëndrime rreth marrëveshjeve kolektive por nuk janë saktësuart deri në fund. Duhet të nënshkruhen në periudhën nga 1 deri më 31 Shtator. Rreth rritjes së pagave kishte propozime shtesë nga ana jonë. Sërish I drejtohemi Ministrisë së Financave për analizë dhe kontroll se sa mjete do të duhen. Javën tjetër duhet të përfundojmë”

Është biseduar për përqindjet, qëndrimet janë afruar, por detaje nuk zbulohen. Ministri I Arsimit Jeton Shaqiri vlerësoi se nuk duhet të ketë ndërprerje të mësimit, nëse paraqitet nevoja për bisedime tjera, kurse deri të Martën pritet të arrihet marrëveshja.

JETON SHAQIRI – MINISTËR I ARSIMIT

“U hapën shumë diskutime për marrëveshjet kolektive dhe vlerësoj se do të kemi një marrëveshje të re në periudhën e ardhshme dhe do të kemi për cka të vazhdojmë me negociatat. Kërkova mirëkuptim nga SASHK-u dhe mësimdhënësit për shkak se kemi vullnet të mirë për zgjidhje”  

SASHK-u dje ishte për negociata edhe në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale rreth kushteve dhe pagave nëpër cerdhet e fëmijëve dhe sic paralajmëruan, javën e ardhshme më 17 Maj sërish do të ulen në tryezën e negociatave. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia