close
Top LajmeVendi

SASHK: Nga nesër në grevë mësimdhënësit në të gjithë Maqedoninë

278068339_1320881795045946_390584746606384961_n

NEDELKOV: QEVERIA TË PËRMBUSH KËRKESAT TONA

Sindikata e Arsimit Shkencës dhe Kulturës prej nesër do të fillojë grevën e përgjithshme të paralajmëruar, pasi pas kontakteve intensive për pothuajse një muaj me ministritë komopetente dhe përfaqësuesit qeveritare, deri më sot nuk është arritur marrëveshje dhe nuk janë përmbushur kërkesat e sindikatës. Kreu i SASHK-ut, Jakim Nedelkovski, në konferencën e sotme për media tha se, vendimi është marrë në pajtueshmëri me një numër të madh të anëtarëve dhe është e pashmangshme nesër të fillojë greva.

“Greva do të zhvillohet me moskryerjen e detyrave të punës në vendet e punës, grevistës do të vendosen në hapësirat që do t’i dakordojnë bashkarisht me drejtorët dhe nuk do t’i kryejnë veprimtaritë e tyre. SASHK-u nuk do t’i mbyll shkollat dhe çerdhet, nuk do të realizojë veprimtari edukuese, ndërsa përgjegjësinë për organizimin dhe kujdesin e fëmijëve e ka drejtori. Askush nuk ka të drejtë t’i detyrojë grevistët të kujdesen për fëmijët. Do të anulohen disa aktivitet të cilat ishin caktuar në ndërkohë, si këshilla mësimore, dhënia e provimeve, gara vendore, rajonale, qytetare dhe gjithçka që lidhet me grevistët”.

Nedelkov tha se, greva do të zgjasë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Në lidhje me nxënësit të cilët do të humbin mësim si pasojë e grevës, ai theksoi se përgjegjësia për këtë bie mbi Qeverinë dhe ministritë resore.

“Do të distancohemi nga faji ynë se pse nxënësit nuk kanë të drejtën e garantuar për arsimim, ajo është sepse Qeveria nuk i përmbushi kërkesat tona. Nuk doli me asnjë propozim. Greva do të vazhdojë derisa nuk gjendet zgjidhje e përbashkët, ndërsa kur do të jetë ajo nuk e dimë. Deri më tani nuk kemi asnjë propozim, por as nuk do të pranojmë çfarë do lloj propozimi”.

Kreu i SASHK – ut i bëri thirrje Qeverisë që t’i thirrë sa më shpejtë në negociata, ta zgjidhë qesen siç u shpreh ai dhe të përmbush kërkesat e sindikatës dhe sa më shpejtë të fillojë mësimi. Ndërkohë, mësimdhënësve u bëri thirrje të qëndrojnë pas kërkesave të tyre, pasi bëhet fjalë për statusin social të veprimtarive që i mbulojnë, duke i siguruar se do të kenë mbrojtje juridike në çdo moment. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia