close
Top LajmeVendi

SASHK: REFORMAT E MASH-it – TË SHPEJTUARA

76DE9993-90D1-4EA2-8DF3-979AE3199F3C

REFORMAT FILLIMISHT TË ZBATOHEN NË PILOT – SHKOLLA


Këshilli i SASHK-ut, në përbërje të zgjeruar, në seancën e fundit ka miratuar konkluzionet, me të cilët, reformat e paralajmëruara të Ministres së Arsimit, Mila Carovska, I ka shpallur të shpejtuara.

SASHK-u, për Draft-Konceptin për Reforma në arsimin fillor, vlerëson se nuk janë krijuar kushtet e domosdoshme për zhvillimin të papenguar të mësimit, pa mënjanimin paraprak të dobisëve për realizimin e saj të suksesshëm dhe me shumë pyetje pa përgjigje dhe detaje në vetë dokumentin.

SASHK

“Këshilli i SASHK-ut miratoi konkluzionin dhe në interes të reformimit të suksesshëm të arsimit fillor, kjo iniciativë duhet të anulohet ose të zbatohen pilot-shkolla ku do të fillonte e njëjta dhe në bazë të rezultateve nëpër ato shkolla të detektohen dhe mënjanohen dobësitë eventuale, të konstatohen anët e mira, e më pas të ndërmerren hapa për zbatimin e reformave”

Kriteret për zgjedhjen e mentorit – nuk janë të qëndrueshme thonë  nga  Sindikata e Arsimit. Do të del se pjesëmarrja në seminare dhe kongrese janë më të rëndësishme dhe se mësimdhënës më cilësorë do të jenë ata që Drejtori më shpesh I ka dërguar nëpër simpoziume, punëtori, seminare e të ngjashme – reagon kreu I Sindikatës, Jakim Nedelkov.

Para dhjetë ditëve, MASH-i publikoi thirrjen e parë për këtë vit kalendarik, me të cilën parashihet që si mentorë të avancohen nga një mësimdhënës nga cdo shkollë fillore nëpër Komunat e vendit. Kandidati duhet të ketë së paku shtatë vite përvojë pune, të jetë I punësuar në kohë të pacaktuar dhe t`i plotësojë standardet profesionale për mësimdhënës-mentor. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia