close
Top LajmeVendi

SASHK-u dhe MASH-i në takim të ri negociues, Sindikata pret harmonizim përfundimtar të qëndrimeve

СОНК-прес-1

Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) dhe Ministria e Arsimit Shkencës  dhe Kulturës pritet që sot pasdite  të kenë takim të ri për të diskutuar për rritjen e pagave në përqindje.

Dje nga Sindikata thanë se në takimin e paraparë për sot pritet të arrihet një harmonizim përfundimtar i qëndrimeve për këtë çështje, si dhe marrëveshje kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm dhe afat kohor për zhvillimin, nënshkrimin dhe zbatimin e tyre.

Takimi i ri negociuese i SASHK-ut me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale për çështjet e hapura në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, është dakorduar për 17 maj.

Pas takimit të djeshëm të dy palët diskutuan për formimin e grupit punues për marrëveshjen e re kolektive për parashkollorët.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia