close
Top LajmeVendi

SASOLI: PËR ZGJERIMIN SËRISH DO TË DISKUTOHET NË MAJ

no thumb

Këshilli Evropian në mes të tetorit nuk i mohoi negociatat aderuese me Maqedoninë e Veriut , por i kushtëzoi ato, me më shumë rezultate nga reformat – u përpoq të sqarojë kryetari i ri i Parlamentit Evropian, ish-gazetari i njohur Italian, David Sasoli, pas takimit me kryeministrin Zoran zaev në selinë e qeverisë në Shkup.

“Nuk u mohua çështja për datën, por kishte një lloj kushtëzimi – të bëhet diçka më shumë. Ne jemi të bindur se ky proces edhe mund të ndërpritet, kjo është frika jonë, dhe besoj se disa nga arsyet e tyre duhet të rishikohen, të kuptohen, gjithashtu konsideroj se ato arsye që u ngritën nga tri qeveri mund të tejkalohen.” –tha David Sasoli, Kryetar i Parlamentit Evropian.

Sipas Sasoli çështja e zgejrimit të BE-së sërish do të ngrihet në Bruksel, deri në samitin e rradhës të Bashkimit Evropian, në muajin maj në Zagreb.

“Çështja do të ngrihet në maj, para Këshillit të BE-së, pason konferenca në Zagreb, do të ketë takime, kështu ne jemi të përkushtuar në këtë proces dhe unë shpresoj, ashtu siç shpresojmë të gjithë ne, se do të zgjidhet dhe do të përfundojë në mënyrë pozitive. Dëshiroj të përsëris se qeveritë e vendeve të cilat ishin të rezervuara, tani për momentin janë në moment vlerësimi dhe rishikimi të vendimit të tyre.” -deklaroi David Sasoli,Kryetar i Parlamentit Evropian.

Alternativë tjetër për Maqedoninë e Veriut përveç anëtarësimit në BE nuk ka, përsëriti kryeministri Zoran zaev, i cili shprehu gatishmëri të plotë për t’i pranuar kushtet që i ndalojnë Francën dhe shtetet tjera rreth meritave të vendit për fillim të negociatave aderuese.

“Kemi argumente për ta pranuar se metodologjia para zgjerimit mund të transformohet në zgjerim bashkë me ndryshimin e metodologjisë. Jemi të gatshëm bashkë me shtetet anëtare të BE-së, veçanërisht Francën por edhe me institucionet evropiane të zhvillojmë një koncept i cili do t’i përmbushë interesat e të gjithëve.” shprehet Kryeministri i vendit Zoran Zaev.

Zaev shtoi se është e qartë se për Maqedoninë, nëse vazhdon procesi i zgjerimit, gjë në të cilën ai beson fort, do të ketë mbikëqyrje më të ashpër, po megjithatë përsëriti se nuk sheh alternativë tjetër për vendin përveç në familjen e gjërë evropiane. /Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia