close
Top LajmeVendi

SASSOLI: KA NJË MUNDËSI PËR HAPJEN E NEGOCIATAVE

SAMIT PËR BALLKNIN NË BRUKSEL


Parlamenti Europian bashkon forcat me Komisionin Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe çuarjen përpara të procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian. Presidenti i këtij institucioni, David Sassoli ftoi kryetarët e parlamenteve të Ballkanit në një samit për Ballkanin në Bruksel, ku morën pjesë edhe përfaqësues të presidencës kroate.

Në deklaratën e përbashkët të samitit , pika më e rëndësishme është thirrja drejtuar Këshillit Europian për një mesazhpolitik të qartë dhe  pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit dhe dhënien e statusit të kandidatit për vendet e pêrfshira në proçesin e zgjerimit të BE-së.

“Në Parlament ka një vullnet shumë tê madh për procesin e zgjerimit tê BE-së. Ne jemi përballur me pengesa gjatë vlerësimit të 3 ndër 28 shteteve anëtare dhe një gatishmëri t tê madh tê Parlamentit dhe Komisionit Europian për të ecur përpara. Shpresoj që kjo vendosmëri të mund të kthehet në fillim tê hapjes së negociatave  të anëtarêsimit me këto vende dhe bashkëpunim frytdhënës me të tjerë.”-tha David Sassoli, President i PE-së.

Vetë presidenti Sassoli theksoi se kjo qartêsi duhet të vijë së pari si një dritê jeshile për hapjen e negociatave tê anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut:

“Besoj se në muajt e ardhshëm ka një mundësi pêr hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninê e Veriut.“-shprehet David Sassoli, President i PE-së.

Në deklaratën e përbashkët thuhet, se samiti i Zagrebit mund të luajë një rol kryesor në rivendosjen e besueshmërisë së politikës së zgjerimit. Aty konfirmohet angazhimi i parlamenteve të Ballkanit për të marrë pjesë në reflektimet për një “qasje të përtërirë” për zgjerimin. Konkretisht, për ta bërë këtë proces më demokratik, më transparent dhe më të afërt me qytetarët dhe shoqërinë civile, ku sundimi i ligjit mbetet gur themel. Në deklaratë, thuhet, se parlamentet e Ballkanit përkushtohen të punojnë së bashku për të forcuar demokracinë parlamentare dhe dimensionin parlamentar të procesit të zgjerimit, si dhe për të thelluar kulturën parlamentare të bazuar në ndërtimin e konsensusit përmes një dialogu të hapur, gjithëpërfshirës dhe jo-konfrontues. Deklarata e përbashkët bën thirrje edhe për asocimit e plotë të 6 vendeve tê Ballkanit në konferencën për të ardhmen e Evropës. /Erisa Zykaj, Bruksel/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia