close
Top LajmeVendi

SÇE MEMORANDUM BASHKËPUNIMI ME UEJL-NË

UEJL nënshkruajti memorandum bashkëpunimi me sekretariatin për çështje evropiane në lidhje me ndihmesën akademike që do të ofrojë në zbatimin e ligjit për gjuhët, implementimin e fondeve IPA, në procesin e negociatave dhe çështje të tjera.

Sekretariati për çështje evropiane i RMV nënshkruajti memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Evropës Juglindore me ç’rast ky i fundit, sipas marrëveshjes, do të inkuadrojë të gjithë kapacitetin

profesional që posedon për t’i ardhur në ndihmë mbarëvajtjes së proceseve të rëndësishme në vend.

“Të vëmë të gjithë këtë kapacitet për të shfrytëzuar trajnimin e administratorëve, nëpunësve të të gjitha ministrive dhe të gjitha institucioneve në ngritjen e kapacitetit të tyre, posaqërisht me theks të veçantë në aspektin e aftësive dhe administrimit me IPA-fondet dhe të ngjashme. UEJL me kapacitetet e veta njerëzore të vërë në disponim për të ndihmuar në redaktimin profesional të gjithë terminologjisë të akteve dhe ligjeve që prodhohen nga institucionet e RMV-së në funksion të terminologjisë profesionale.” –tha Rektori i UJEL Abdylmenaf Bexheti.

Zëvendëskryeministri për çështje Evropiane, Bujar Osmani theksoi se ky institucion kredibil arsimor, do të jap mbështetje shumë dimenzionale, siç tha negociatat me BE-në, fondet IPA, por edhe në zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve.

“Jemi në përpjekje të etablimit të sistemit me të gjitha aspektet e veta, duke tentuar që në fillim të instalojmë profesionalizëm, për shkak se ajo që do të përcaktojmë tani në krijimin e themeleve të këtij ligji, ajo do të përcaktojë edhe dinamikën dhe formën përfundimtare që do e ketë implementimi i ligjit në të ardhmen. Dhe të inkuadrosh një institucion të tillë që tani mendoj që do i jep formë të duhur implementimit të ligjit.” –deklaroi Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane.

Ndërkaq, në një zhvillim tjetër, Zv/Kryeministri Osmani së bashku me drejtorin e Agjencisë për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural Nikolçe Babovski, vizitoi një kompani në Zhelinë të Tetovës e cila është një ndër shfrytëzuesit e masave nga programi IPARD 2.  Sipas të dhënave të fundit nga Agjencioni për përkrahje finansiare, vetëm për shpalljen e parë publike nga IPARD 2 i shpallur në vitin 2017 janë nënshkruar 947 marrëveshje. Nga ato 860 kompani dhe fermerë i kanë përfunduar investimet dhe kanë dorëzuar kërkesa për rikthimin e 13,3 milionë eurove. Te 346 aplikantët tashmë u janë paguar një shumë totale prej 3.9 milionë euro, si investim i përballueshëm. /Blerona Jakupi/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia