close
Vendi

SÇE: OSMANI- MOSMARRJA E DATËS SJELL RREZIQE

SCE-1200×795

Me mëngjesin tradicional shënohet Dita e Europës


 

Me rastin e 9 majit, Ditës së Evropës, Sekretariati për Çështje Evropiane, sot, në hapësirat e Klubit të deputetëve, organizoi BE mëngjesin tradicional. Në këtë ngjarje, pjesëmarrës ishin ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Maqedoni, Zëvendës-kryeministrat e mëparshëm për Çështje Evropiane, si dhe përfaqësues tjerë të huaj në Maqedoni. Në rast se nuk marrim datë për fillimin e negociatave inkuadruese me BE-në, rreziqet janë të mëdha, kurse vendet anëtare duhet ta kenë parasysh se kur do të vendosin që të jemi pjesë e unionit dhe t’i fillojmë negociatat – ka theksuar Zv/Kryeministri për Cështje Evropiane Bujar Osmani në Mëngjesin tradicional me BE-në me rastin e Ditës së Evropës.

“Viti 2018 është viti kyç për RM-në. Gëzohem për samitin e ardhshëm në Sofje, ku shpresoj se do të jetë samiti i parë i BE-së kushtuar zgjerimit, pas samitit të Selanikut në vitin 2003, ku presim të riafirmohet perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor me deklaratë. Sofja me siguri se do të sjellë më shumë energji dhe nxitje për lidhshmërinë, stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin ekonomik të Ballkanit Perëndimor. Në Samitin e qershorit të BE-së, pritjet tona janë që zyrtarisht të marrim datë për fillimin e negociatave’. /Art Channel/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia