Scholz e nis sot me Kosovën vizitën e tij dy ditore në Ballkan

Ditën e sotme, më 10 qershor, Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do të nisë vizitën e tij të parë në Ballkan. Shteti i parë që do ta vizitojë është Kosova, ku do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, si dhe së bashku do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për media. Kancelari pritet të takojë edhe kontingjentin gjerman të trupave të KFOR-it.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Scholz në Kosovë, përveç takimeve me krerët institucional, pritet të vizitojë edhe trupat gjermane në kuadër të KFOR-it.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Fokusi i udhëtimit do të jetë perspektiva e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, si dhe kontributi i Gjermanisë në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal.

Kryeministri Albin Kurti, më 4 maj ishte në Gjermani për një vizitë zyrtare me ftesë të kancelarit gjerman, Olaf Scholz./REL

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share