close
Top LajmeVendi

S`DO TË KETË VAZHDIM TË PUSHIMIT DIMËROR PËR NXËNËSIT

auto_milla-carovska-780×4391622134489

MILA CAROVSKA: SITUATA NËPËR SHKOLLA – STABILE


 

Pushimi trijavor dimëror do të jetë konform kalendarit të Ministrisë së Arsimit dhe nuk do të ketë prolongime, për shkak se situata me COVID-19 është stabile, thonë nga Ministria e Arsimit.

Ministrja e Arsimit, Mila Carovska, ka deklaruar se nëse situata nuk pëson ndryshime drastike për shkak të rrezikut nga varianti “Omicron” dhe nëse sektorë tjerë nuk sjellin masa kufizuese, Ministria e Arsimit atëherë ka përgjegjësi për të shqyrtuar faktet dhe argumentet dhe bashkë me Komisionin për sëmundje Infektive do të marrin vendime që do të jenë në interesin e nxënësve dhe shëndetit publik. Ajo është shprehur se për momentin nuk do të ketë vazhdim të pushimit dimëror për nxënësit.

MILA CAROVSKA – MINISTRE E ARSIMIT

“Po respektohen protokollet, mbrohet shëndeti publik, kurse nxënësit kanë kushte adekuate për mësim nëpër shkolla. Skriningu I MASH-it ka treguar se situata është stabile. Ministria e Arsimit në baza ditore mbledh të dhëna dhe përqindja e rasteve të reja pozitive nuk rritet më shumë se 0.3%, kurse në javët e fundit jo më shumë se 0.2%”

Ministrja e Arsimit, Mila Carovska ka theksuar se mësimi me prezencë fizike, që zbatohet nga Shtatori si opsioni më I mirë nga tre skenarët është duke treguar rezultate të shkëlqyeshme./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia