Seancë dëgjimore për sulmin në Kapitol Hill

“TRAMP I KA INJORUAR LUTJET PËR TA DËNUAR TURMËN”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Komisioni i Kongresit që e heton sulmin në Kapitol Hill më 6 janar të vitit 2020 ka shpalosur prova të reja të cilat vënë në dukje se ishpresidenti amerikan Donald Tramp megjithë lutjet nga këshilltarët dhe familjarët e tij të afërt, ka refuzuar të ndërmarrë çfarëdoqoftë veprimi që të ndalohet turma, mbështetësit e tij të cilët shkatërronin në ndërtesën e Kongresit. Tramp, i cili thotë se sërish do të kandidojë për shef të shtetit, hetimin e ka quajtur “Gjykatë kangurësh” me qëllim që t’i tërheqë amerikanët nga pushteti “katastrofal” i demokratëve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Seanca e mbrëmshme përfundimtare në Kongres për këtë rast, të paktën deri në muajin shtator, ka shpalosur prova të reja të cilat e akuzojnë ish-presidentin Tramp për mosveprim të qëllimshëm për ndalimin e mbështetësve të tij, derisa ata thenin dhe shkatërronin pronat në ndërtesën e Kapitoll Hillit dhe u kërcënoheshin kongresmenëve me dhunë. Komisioni i ka dokumentuar ngjarjet, minutë për minute, nga momenti kur Tramp i ka udhëzuar mbështetësit e tij drejt Kapitollit, deri në momentin kur mbajti video fjalim para Shtëpisë së Bardhë, tri orë më vonë, duke kërkuar nga turma që të shpërndahet, por në të njëjtën kohë duke i lavdëruar sulmuesit si të “veçantë”.

“Përfaqësues i forcave të sigurisë na ka thënë se në Shtëpinë e Bardhë kanë qenë në dijeni për më shumë raporte se njerëz në turmë atë mëngjes kanë qenë të pajisur me armë. Dëgjojeni incizimin nga seanca, deklaroi Anëtari i Komisionit, Kongresi SHBA

“Të jemi të sinqertë të gjithë kemi qenë në shokuar nga mundësia që Presidenti të kyçet para Kapitoll Hill. Të gjithë e kemi ditur ku do të shpie kjo, nuk do të bëhej fjalë për protestë, por për rebelim, grusht shteti. Diçka që do të kthehej nga tubim publik normal dhe demokratik në diçka krejtësisht tjetër. Kemi qenë të alarmuar nga fakti se Presidenti dëshiron të udhëheqë dhjetëra mijëra njerëz drejt Kapitolit,” deklaroi një dëshmitar.

Tashmë dy muaj paneli dypartial dëgjon dëshmitë, dokumentet dhe pamjet dhe rolin e ish-presidentit në sulmet ndaj Kongresit Amerikan dhe kongresmenëve. Trazirat ndodhën në moment kur në shtëpinë ligjdhënëse po verifikohej fitorja e Xho Bajdenit në zgjedhjet presidenciale në vitin 2020, të cilat Tramp deri në atë moment ka refuzuar t’i pranojë. Krahas gjetjeve për rolin e tij në sulm, hulumtimet në SHBA edhe më tej sugjerojnë se kjo nuk ka ndikim të madh në famën personale të Tramp në mesin e Republikanëve. Një sondazh i kohëve të fundit sugjeron se vetëm një prej pesë anëtarëve të partisë konsideron se 76-vjeçari Tramp duhet të ndiqet penalisht për rolin e tij më 6 janar. Derisa më shumë se gjysma do të dëshironin që ai sërish të kandidojë për president të shtetit në zgjedhjet në vitin 2024. Nga ana tjetër, rejtingu i Presidnetit aktual Xho Bajden ka rënë nën 37%, që është më poshtë se rejtingu i Tramp në cilindoqoftë moment gjatë mandatit të tij./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share