close
Të ndryshmeTop LajmeVendi

SEKTORI I TURIZMIT: NËSE S`KA MBËSHTETJE, PRITET KOLAPSI

2379F2A4-7FFE-4DD0-9905-D148C6139272

PANDEMIA ULI NDJESHËM TË ARDHURAT NË KËTË SEKTOR


Turizmi ka një rol të rëndësishëm në ekonominë vendore, por krahas ndikimeve pozitive socio-ekonomike, megjithatë, ky sektor, është më I ndjeshëm ndaj goditjeve të jashtme, sic është rasti aktual I shkaktuar nga pandemia e COVID-19. Virusi kufizoi lëvizjen e njerëzve, solli ndryshime në mënyrën e jetës dhe udhëtimeve të qytetarëve, në përgjithësi ndryshoi edhe aktivitetet sociale. Agjencitë turistike, përkundër që pësuan humbje ekonomike, prioritet kishin edhe respektimin e masave anti-covid.

BUJAMIN DURMISHI- PRONAR AGJENCIE TURISTIKE   

“Normal cdo njeri kur bëhët fjalë për shendetin është I rezervuar dhe kërkon më shumë siguri gjatë organizimit gjatë udhëtimit dhe shfaqet një lloj frike. Ne mundohemi të respektojmë kushtet që janë të nevojshme për udhëtim, ka një protokoll të caktuar për udhëtim dhe meren masa për mbojtje nga virusi”

Nga aspekti I pandemisë dhe masave shtrënguese, sezoni I verës dhe ai I vjeshtës ishte paksa më relaksuese dhe ndikuan që të rriten udhëtimet kryesisht në destinacione të afërta.

BUJAMIN DURMISHI -EURO TURIST 

“ Sivjet oferta për pushime turistike ka qenë më e limituar, si nga  destinacionet ashtu edhe nga kërkesa e klientëve, domethënë si destinacione të mundshme kanë qenë vetëm bregdeti shqiptarë dhe bregdetit turk”. 

Sektori i turizmit i pari u bashkua, kurse Oda Turistiko-Hotelerike pranë Odës Ekonomike përmes dialogut me Qeverinë aktivisht u kyc në propozimin e masave përkatëse të mbështetjes. Qeveria miratoi katër pako masash ekonomike, ku I targetuar ishte edhe sektori I turizmit. Nga ky sektor thonë se agjencive turistike mesatarisht u duhen 1500 euro për harxhime mujore, por kanë edhe harxhime plotësuese për pagat e punonjësve. Ata kanë marrë ndihmë financiare prej 3.000 deri 5.000 euro si dhe mbështetje nga 14.500 denarë për gjashtë muaj. Por, thonë se kjo nuk mjafton.

ODA TURISTIKO-HOTELERIKE

“Ne e çmojmë mbështetjen nga shteti, por bëjmë thirrje që në vitin 2021 të jetë më e madhe dhe të targetohet turizmi dhe hoteleria, që të mund të mbijetojmë. Mjetet janë harxhuar dhe nëse nuk kemi mbështetje më të madhe subjektet afariste do të shuhen. Shumë me rëndësi është që sigurimi i ndihmës ekonomike të ketë vazhdimësi respektivisht të vazhdojë nga Janari”.

Maqedonia e Veriut paraqet një treg të rëndësishëm në ofertat turistike. Pandemia kufizoi numrin e turistëve të huaj, kurse qytetarët të cilët duan të udhëtojnë jashtë shpeshherë vetë I organizojnë udhëtimet pa I konsultuar agjencitë turistike. Si shembull, sektori I turizmit përmend faktin se shumë vauçerë për turizëm që I morën qytetarët, mbetën të pashfrytëzuar. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia