close
Rajoni

SEKUESTROHEN 1950 KILOGRAM MEDIKAMENTE NË PORTIN E DURRËSIT

Medikamente

Policia Kufitare në portin e Durrësit ka sekuestruar një sasi të madhe medikamentesh që po tentonin të futeshin kontrabandë në vend.

Në një njoftim për mediat nga doganat, bëhet me dije se në bazë të analizës së riskut është ushtruar kontroll në automjetin me targa AA249NN, nga ku rezultoi se krahas mallrave të deklaruara, ishte dhe një sasi ilaçesh prej 1950 kg ose 8793 kuti me medikamente të ndyshme, të cilat kapin vlerën prej 119 mijë Euro.

Mësohet se këto medikamente nuk dispononin dokumentacionin përkatës për importimin e tyre në territorin shqiptar, ndaj u sekuestruan.

Në përfundim të kontrolleve është bërë dhe arrestimi i dy personave, që po tentonin të kontrabandonin këto medikamente. Në pranga kanë rënë A.B. dhe A.P. për veprën penale “Kontrabandë me mallra të licencuara”./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia