close
Vendi

SEKUESTROHEN MBI 6000 MJETE PIROTEKNIKE NË PRILEP

1(11)

Sot (29.12.2021) nëpunës policorë të Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminalistike Prilep dhe të Stacionit Policor Prilep, duke vepruar në bazë të planit për zbulimin dhe sanksionimin e shitjes të mjeteve piroteknike, me urdhër gjyqësor kanë kryer bastisje në hapësira magazinimi të shitores, pronë e M.K. (64) gjatë së cilës kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 5000 copë mjete piroteknike. Personi është privuar nga liria dhe do të parashtrohet kallëzim penal.
Poashtu, nga një tezgë të improvizuar në Tregun e Qytetit janë sekuestruar edhe 1000 copë të mjeteve piroteknike, të dedikuara për shitje gjatë festave të fundvitit, kurse A.V. (39) dhe A.O. (21) janë privuar nga liria dhe kundër tyre do të parashtrohen kallëzime adekuate./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia