close
Rajoni

Sekuestrohet kamioni me ushqime dhe barna kontrabandë në Kosovë, kishte hyrë nga Maqedonia

kontrabande-kosove-6-1068×601

Disa produkte ushqimore dhe barna janë sekuestruar këtë të enjte në Kosovë pasi u zbulua se kishin hyrë kontrabandë në vend nga Maqedonia e Veriut.

Kamioni ngjyrë e kaltër, që drejtohej nga shtetasi me iniciale M.M. u identifikua rreth orës 11:30 gjatë kontrollit policor në fshatin Kabash të Vitisë.

“Gjatë kontrollit në automjet është gjetur sasi e konsiderueshme e mallrave të ndryshme komerciale si pjesë makinash, gjëra ushqimore (lajthi), barna stimuluese ‘kamagra’ etj.”, njofton policia.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia