close
Vendi

SELA-BASHA: E VETMJA RRUGË ANËTARËSIMI NË BE

B4717418-293E-4C07-8736-3AF39EBE2185

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, i shoqëruar nga Sekretari I I Përgjithshëm Arben Taravari dhe Nënkryetari Vullnet Ferati, ka qëndruar në Tiranë ku është pritur nga Kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Sic thuhet në një komunikatë nga ASH-ja, takimi Sela-Basha është realizuar në një atmosferë vëllazërore,kurse temë diskutimi kanë qenë tema të shumta, siç është kriza me pandeminë, situata politiko-ekonomike, proçesi i intergrimit në BE etj.

Kryetari Sela, sic thuhet në komunikatë,  fillimisht e ka njoftuar nikoqirin Basha për ecurinë e zgjedhjeve të fundit në Maqedoninë e Veriut me ç`rast Basha ka uruar Selën për rezultatin e shkëlqyer të koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Sela dhe Basha, vijon komunikata, u pajtuan se e vetmja rrugë për të dy vendet tona është anëtarësimi në BE, ata gjithashtu shprehën gatishmërinë për të ndihmuar këtë proçes shumë të rëndësishëm me çrast u pajtuan se bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm në rrugëtimin e rajonit drejtë anëtarësimit të plotë në BE.

Takimi i Kryetarit Sela me Kryetarin e PD-së Basha ishte në vazhdën e takimeve dhe bashkëpunimit të rregullt mes dy subjekteve politike –thuhet në komunikatën e ASH-së. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia