Selanik: Sekuestrohen 300 kg kokainë

VLERA E DROGES LLOGARITET NGA 10 -14 MILION EURO NESE SHITEJ NE TREG

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Policia greke në bashkëpunim me atë italiane ka arritur që të arrestojë katër trafikante britanikë të një sasie prej 300 kg kokaine e fshehur në kontenierët me banane që kanë ardhur në Portin e Durrësit nga Amerika Latine. Nëse kokaina do të arrihej që të shitej në treg trafikantët e arrestuar do të përfitonin nga 10 deri në 14 milionë euro.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Keto jane pamjet me dron te policise se Selanikut qe shoqeron nga ajri trafikantet e 300 kilogramë kokainë qe kapen ne befasi kur mberrijne ne destinacion. Për këtë rast janë arrestuar 4 persona, 2 prej të cilëve kane rezultuar se janë drejtues të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës

Kokaina ishte fshehur në kontejnerët qe mberriten ne Portin e Selanikut nga Amerika Latine ku duhej te ishte vetem një ngarkesë e ligjshme bananesh. Përfitimi i paligjshëm që synonin trafikantet e kokaines llogaritej ne të pakten 10 milion euro.

Bëhet fjalë për shtetas britanike të moshës 38, 45, 48 dhe 52 vjeçare, qe kanë jetuar vitin e fundit në Athinë.

Ndaj të arrestuarve është ngritur kallëzim penal, shkelje e ligjit për substancat narkotike, shkelje e ligjit për armët dhe dhunë ndaj zyrtarëve dhe gjyqtarëve.

Nga hetimet e kryera të arrestuarit ka rezultuar se ata kishin ne dispozicion një kamion tip furgon, një shtëpi luksoze që e kishin marrë me qira ku u gjet dhe u konfiskuan pervec kokaines arme, radio portative, pajisje për interferencë sinjali,

pajisje elektronike pozicionimi, 11 telefona celularë që kanë përdorur për transaksionet e tyre të paligjshme si dhe 3 pako për lidhje të telefonisë celulare.

Gjithashtu, rezultoi se anëtarët e kesaj organizate kriminale ishin të përfshirë edhe në trafikun e një kontenieri, i cili përmbante nje sasi kokainë me peshë totale 654.3 kg, të vendosura në 23 kuti banane, dhe i cili u lokalizua nga autoritetet italiane disa muaj me pare.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share