close
LifestyleShowbiz

SELENA GOMEZ, NJË KËNGË PËR JUSTIN BIEBER?

selena-gomez

“Lose you to love me” është titulli i këngës më të re të Selena Gomez, që mendohet se i kushtohet Justin Bieber.

Menjëherë pas postimit të saj në rrjetin social Instagram, Gomez u komentua shumë në lidhje me prodhimin më të ri muzikor që pritet të dalë së shpejti. Shkak u bë shkrimi “Më duhej të të humbja ty për të dashur veten, 23 tetor”.

Ky shkrim bashkëngjitur fotos çoi në reagimin e menjëhershëm të ndjekësve të saj, të cilët nuk ngurojnë të thonë se 27–vjeçarja e ka akoma mendjen tek ish i dashuri.

Gjithsesi, kjo gjë do të konfirmohet vetëm pas publikimit të këngës më të re, përmes së cilës do t’i jepen fund pikëpyetjeve të shumta.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia