close
Screenshot_3

Bartja e lëndëve nëpër Prokurori do të mundësojë manipulime!


Njohësi i çështjeve juridike, Bashkim Selmani duke komentuar skadimin e afatit të PSP-së thekson se do të duhet të gjehet një mundësi për vazhdimin e saj sepse siç thekson ai, bartja e lëndëve nëpër prokurori do të krijojë hapësirë për manipulime.

Njohësi i çështjeve juridike Bashkim Selmani, duke folur për Prokurorinë Speciale Publike deklaroi se e njejta nuk arriti ta kryej me sukses punën e saj ashtu siç iu besua për afatin e caktuar kohor.

‘Afati kohor që iu dha Prokurorisë iu dha në bazë të përvojave të Prokurorisë ndërkombëtare dhe ato ja dhanë këtë prizëm që të veprojë dhe kjo nuk arriti që të veprojë prandaj tani e sakta është që çdo gjë që parasheh ligji të jetë funksionale. I pati afër 18 muaj për ngritjen dhe përkufizimin e padive dhe lëndëve që kishin të bënin drejtë për së drejti me to.’ tha Bashkim Selmani – Njohës i Çështjeve Juridike.

Vazhdimi i punës së PSP-së sipas Selmanit është i nevojshëm, për arsye se siç thekson ai, bartja e lëndëve nëpër prokurori do të jepte hapësirë për manipulime.

‘Është e mira të vazhdohet sepse prokurorët aktualë janë trajnuar dhe është mirë që të vazhdohet procesi se nëse do të barten lëndët nga një prokurori në tjetër do të marri më shumë kohë dhe mund të lë hapësirë që të ridëmtohen individët sepse nëse fillojnë lëndët nga fillimi një pjesë e madhe e pasurisë do të dali jashtë siç ka dalë deri tani.’ –deklaroi Bashkim Selmani – Njohës i Çështjeve Juridike.

Ndryshe, pas skadimit të afatit të PSP-së janë paraqitur konteste mes autoriteteve gjyqësore në lidhje me dhjetëra hetime të PSP-së ku janë të implikuar emra të njohur të politikanëve, biznesmenëve dhe personave të afërt me pushtetin. Prokurori Publik Lubomir Jovevski ka theksuar se prokuroria është e gatshme ti marrë lëndët e PSP-së, për të cilat Prokurorja Katica Janeva do të shpallet si jo kompetente. /Blerona Jakupi/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia