close
Shëndetsi

SËMUNDJA E RRALLË, FËMIJA LIND ME NJOLLA TË ERRËTA MBI TRUP

bebi-2

Kjo vogëlushe e lindur në Dallas, SHBA, ka një sindromë unike që i ka shkaktuar njolla të errëta mbi të gjithë lëkurën e saj. Jireh lindi në Qershor, por ajo  çfarë i shqetësoi prindërit e saj Justin dhe Toneka, ishin pikërisht këto pika të mëdha, të cilat nuk kishin rezultuar gjatë testeve të shtatzënisë.

Mjekët siguruan prindërit se shenjat ishin sipërfaqësore dhe vogëlushja është plotësisht e shëndetshme. Jireh u diagnostikua me një sëmundje të rrallë e cila shkakton pigmentim të shumtë të lëkurës duke krijuar njolla. Sëmundja e rrallë nuk është e trashëgueshme dhe zhvillohet në tremestrin e parë të shtatzënisë për shkak të zhvillimit të kundërt të qelizave të pigmentit.

Kjo sindromë është e përhapur vetëm në 1% të foshnjave. Rreziku i saj është rritja e probabilitetit ndaj kancerit të lëkurës (melanomës).

Prindërit e vajzës janë të lumtur për ardhjen e saj në jetë pas një aborti spontan që ndodhi përpara se të lindte Jireh. Ata e kanë përqafuar këtë ndryshim të sajin edhe për faktin se do të jetojë në një botë në të cilën ndryshimet, përfshirë edhe ato fizike, janë të pranueshme./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia