close
Bota

SËMURET PERSONELI, ANULOHEN QINDRA FLUTURIME NË BOTË

cb520000-0aff-0242-284f-08d9b5cb59b7_w1597_n_r1_st

Të paktën tri kompani ajrore kryesore botërore kanë raportuar anulimin e dhjetëra fluturimeve pasi sëmundjet e lidhura kryesisht me variantin Omicron të COVID-19 kanë ndikuar në uljen e numrit të personelit të ekuipazhit të fluturimeve në prag të sezonit të ngarkuar të udhëtimeve për festat e fundvitit.

Lufthansa me bazë në Gjermani tha të premten se po anulonte dhjetëra fluturime të gjata transatlantike gjatë periudhës së festave të Krishtlindjes për shkak të një “rritjeje masive” të pushimeve mjekësore në mesin e pilotëve.

Anulimet e fluturimeve për në Hjuston, Boston dhe Uashington të SHBA-së, pasojnë pavarësisht rritjes së numrit të stafit për këtë periudhë.

Lufthansa tha në një deklaratë se me gjithë përgatitjet, operimi i fluturimeve ishte i pamundur për shkak të numrit të madh të punonjësve që u paraqitën të sëmurë./REL

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia