close
Bota

SENATI MERR AKUZËN NDAJ ISH-PRESIDENTIT TRUMP

Senati-amerikan

Senati i Shteteve të Bashkuara ka marrë zyrtarisht akuzën e ngritur kundër ish-Presidenti Donald Trump, i vetmi president në historinë e vendit ndaj të cilit ngrihen dy herë akuza. Anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve, të emëruar nga Kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi si prokurorë në gjyqin kundër ish-presidentit Trump, i dorëzuan akuzat të hënën në mbrëmje. Ndaj ish-presidentit rëndon akuza, nxitja e dhunës, përmes retorikës së tij që rezultoi në sulmin e përgjakshën në Kapitol më 6 janar. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia