close
Rajoni

SERBI: ARRESTOHEN 18 TË DYSHUAR PËR PEDOFILI

492551_pjimage_f

GJATË BASTISJES GJENDEN MATERIALE KOMPROMITUESE

Ministria e Brendshme e Serbisë ka njoftuar se në kuadër të aksionit të ashtuquajtur “Armagedon” kanë arrestuar 18 persona që dyshohen se kanë kryer vepra penale publikimin, grumbullimin dhe posedimin e materialeve pornografike dhe shfrytëzimin e të miturave për pornografi.

Sic njoftojnë mediat serbe, të dyshuarit, një kohë të gjatë, përmes internetit dhe me shfrytëzimin e aplikacioneve të caktuara për shpërndarje, kanë marrë dhe ruajtur në hard disqe të kompjuterëve materiale të shfrytëzimit të fëmijëve për qëllime pornografike.

Gjithashtu, përmes Facebookut kanë kontaktuar me personat e mitur, duke shpërndarë fotograi dhe materiale pornografike me përmbajtje të eksploatimit të të miturve. Sic thuhet, ekzistojnë dyshime se kanë caktuar edhe takime me të miturat për marrëdhënie seksuale.

Ministria e Brendshme e Serbisë, ka publikuar edhe videon e aksionit ku gjatë bastisjes së banesave të të dyshuarve, janë gjetur materiale për shfrytëzimin e të miturave për qëllime pornografike, eksploatimit seksual të fëmijëve dhe keqpërdorimit të tyre.

Autoritetet në Serbi njoftojnë se të dyhuarve u është caktuar paraburgimi 48 orësh dhe në bazë të kallëzimeve penale do t`I dorëzohen Prokrorisë kompetente të Beogradit./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia