close
Rajoni

SERBI: ARRIJNË NJË MILIONË DOZA TË VAKSINËS KINEZE “SINOFARM”

vucic vaksina

VAKSINA E TRETË NË SERBI, PAS “FAJZERIT” DHE “SPUTNIKUT” RUS


Një aeroplan me një milionë doza të vaksinës kineze “Sinofarm” mëngjesin e sotëm ateroi në aeroportin e Beogradit. Dhjetë kontejnerët u pritën nga Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe Ambasadorja e Kinës në Beograd, Çen Bo.

Presidenti Vuçiq paralajmëroi se sipas të gjitha gjasave do të injektohet me vaksinën kineze, për të dëshmuar se është e sigurtë për popullatë. Ai tha se Serbia është vendi I parë në Evropë që ka pranuar sasi kaq të mëdha të vaksinave kineze.

ALEKSANDAR VUÇIQ – PRESIDENT I SERBISË

“Për ne është me rëndësi t`I marrim këto doza të vaksinave për shkak se duhet ta vaksinojmë ushtrionë, por edhe punonjësit që punojnë nëpër shitoret. Do të vëmë edhe gazetarët në këtë listë. Nga e Hëna edhe ata mund të vaksinohen”

Ambasadorja e Kinës në Serbi, Çen Bo, ka deklaruar se është nder për të t`I pranojë vaksinat nga kompania kineze.

ÇEN BO – AMBASADORE E KINËS NË SERBI

“Kina është vendi I parë që premton se vaksina e saj do të jetë një e mirë globale. Vaksina është miratuar më 30 Dhjetor të vitit të kaluar dhe tashmë është në Serbi. Shpresoj se kjo vaksinë do të ndihmojë që të mposhtet epidemia në Serbi”

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi se të hënën do të arrijnë edhe rreth 200.000 doza të vaksinës nga “Fajzer” si dhe 250.000 doza të vaksinës ruse “Sputnjik”.

Vaksina kineze ende nuk është miratuar në Serbi, kurse Shtabi I Krizës ka njoftuar se zbatimi I saj mund të fillojë të dielën apo të Hënën.

Vaksina e prodhuesit kinez “Sinofarm” është vaksina e tretë që shfrytëzohet në Serbi, pas “Fajzerit” dhe asaj ruse “Sputnjik”.

Në Serbi, sic njoftohet, deri më tani janë vaksinuar 19.000 persona. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia