close
Rajoni

SERBI: FESTA E VUÇIQIT, BURIM INFEKSIONI

KZN O SITUACIJI U VEZI SA KORONA VIRUSOM

Serbia mbajti zgjedhjet e para në Evropë dhe hapi tubimet masive. Gjithcka dukej në rregull deri tek festa e partisë së presidentit, Alleksandar Vucic. Disa ditë më vonë shumë njerëz që ishin në këtë ngjarje kanë dalë të infektuar përfshirë zyrtarë të shtetit që tregoi për një alarm të ri infeksioesh. Tani Serbia ka rreth 250 raste në ditë, një ngritje nga nën 20 raste covid.
Shtabi i krizave në Serbi u mblodh për të vendosur masa të reja. Vendimi është fillimisht të mos lejohet asnjë lëvizje pa maska në hapësira të mbyllura.

“Numri më I madh të infektuarve kanë qëndruar në hapësira të mbyllura, ku ka patur një numër më të madh njerëzish. Kemi vendosur që në Beograd të jetë obligative mbajtja e maskave jo vetëm në autobus, por në cdo hapësirë të mbyllur”,tha Kisiq.

Disa qytete në Serbi janë në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të shtimit të numrit të të infektuarëve. Ekspertët janë duke shqyrtuar mundësinë për ndalesa të tjera. Radhët para spitaleve janë të mëdha dhe ata që kanë qenë në kontakt nuk testohen, por janë në vetizolim.

Një pjesë e shtypit serb kanë shkruar se Serbia ka fshehur statistikat pasi numri i të vdekurve është tre herë më shumë se 270 raste zyrtare. Numri i të infektuarëve në total ka qenë mbi 14 mijë raste./Idro Seferi

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia