close
Rajoni

SERBI: HAPEN VENDKALIMET KUFITARE

Serbia-part-Balkan-Peninsula-most-Yugoslavia

Prej sot Serbia ka zbutur masat për hyrjen e shtetasve serbë dhe të huaj në këtë vend. Qeveria në Beograd ka miratuar vendimin sipas të cilit të gjithë atyre të cilët vijnë në Serbi nuk do t’ju kërkohet testi negativ, se nuk janë të infektuar nga koronavirusi, por vetëm do t’ju shpërndahen udhëizime të autoriteteve shëndetësore.

Sikurse njofton media serbe, në vend të dëshmive se nuk janë të prekur nga koronavirusi e as lejeve të udhëtimit, të gjithë atyre që hyjnë në Serbi, qofshin shtetas të këtij vendi ose të huaj,  u jepen të ashtuquajturat paralajmërime shëndetësore të Institutit të Shëndetit Publik. Në to thuhet se nëse udhëtari ka qenë në kontakt me të prekur nga Covid-19 ose nëse ka qenë i shtruar në spitale të huaja ku ka qenë në kontakt me persona të prekur, gjatë 14 ditëve të ardhshme duhet të rrallojë  kontaktet me familjarët dhe daljet në mjedise publike, ndërsa nëqoftëse ndjenë ndonjë simptomë duhet t’i paraqitet epidemiologut kujdestar. Televizioni i Serbisë raporton se gjatë ditës nëpër vendkalimet kufitare nuk është regjistruar ndonjë fluks i madh hyrjesh. Aktualisht, nga koronavirusi në Serbi deri tani kanë humbur jetën gjithsej 237 veta, ndërsa numri i të prekurve arrinë rreth 11 mijë./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia