close
Rajoni

SERBI: HESHTJA NE LAJME, MESAZH PËR VIKTIMAT E DHUNËS SEKSUALE

B29FEE69-6852-4ACC-9D44-0AB42B287AFB

Prezantuesja e lajmeve në televizionin Newsmax Adria, Jelena Obuçina, në vend që të fillojë me prezantimet, heshti një minutë, pasi paralajmëroi ditarin. Me heshtjen ajo dërgoi mesazhin se nuk duhet të dënohen viktimat që deri më tani kanë heshtur, kurse kanë qenë cak I keqtrajtimit seksual të Profesorit serb të aktrimit Mika Aleksiq, ngjarje kjo që është top-lajm në Serbi ditëve të fundit, pasi shumica e viktimave të tij, janë prononcuar në opinion duke rrëfyer golgotën e përjetuar gjatë ngacmimeve seksuale të profesorit Aleksiq.

“Ne jemi mësuar të heshtim për shumë gjëra të rëndësishme” – tha në fillim të ditarit prezantuesja e lajmeve duke vazhduar.

-Kur na vonohen rrogat, kur mbajmë “pelena” për shkak të 300 eurove, kur I fotografojmë fletëvotimet, kur pilotët shpallen si të dehur, kur nuk kemi ujë për pije, kur na helmojnë lumejtë, kur nuk ka vende nëpër spitale, kur na rrahin nëpër protesta, kur të tjerët shajnë të atin e punëtorit që ka ndërruar jetë, kur “idiotët” komplet rrënojnë gjysmën e qytetit, kur tezja na dërgon para nga Kanadaja, kur bëhen fishekzjarret nëpër pullaze derisa jemi të mbyllur, kur zhduket xhirimi nga pikëpagesa rrugore dhe nga Mitrovica në Kosovë, kur na gënjejnë rreth koronës, kur na  grindin me fqinjtë…

Ne heshtim kur nuk duhet… Dhe, asnjëherë mos I pyesni viktimat përse kanë heshtur. Nuk keni të drejtë. Por, përkrahni që të flasin, kurdo që të jenë gati”

Prezantimi I saj është bërë virale dhe hit nëpër rrjetet sociale të rajonit, kurse komentet kanë qenë tejet pozitive. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia