close
Rajoni

SERBI: KA MBËRRITUR VARIANTI “DELTA PLUS”

h_56063732-e1592817620507

DR.UDOVÇIQ: MUTACION MË INFEKTUES QË SHKAKTON PASQYRË MË TË RËNDË KLINIKE

Një mjek në Spitalin Ushtarak në Karaburma në Beograd konsideron se me siguri variant delta plus i virusit korona ka arritur në Serbi dhe se popullata duhet të jetë shumë më e shqetësuar. Për momentin në Serbi mjekohen mbi 6700 pacientë të sëmurë me Covid-19, prej të cilëve 270 në gjendje të rëndë dhe në aparat respirator.

Ivo Udovçiq, komandant i Spitalit Ushatarak në Karaburma në Beograd ka paralajmëruar se varianti delta plus është formë shumë më infektuese e virusit korona,  që me siguri ka arritur në Serbi.

IVO UDOVÇIQ, MJEK, SERBI

“Spitali është i mbushur, të gjithë pacientët janë në gjendje të rëndë, ka shumë në repartet e kujdesit intensiv ku presioni është më i madh. Asnjëherë nuk ka qenë më vështirë, sepse kjo valë është e fuqishme, virusi asnjëherë deri më tani nuk na ka goditur më forcë të këtillë.”

Udovçiq thotë se varianti delta është transformuar në variantin delta plus, me përforcimin e mekanizmit për depërtim në qelizat e njeriut. Kjo e bën shumë më infektues dhe do të rezultojë me numër më të madh të të sëmurëve në nivel ditor, si dhe me pasqyrë më të rëndë klinike. Mjeku bën thirrje të vaksinohen ata persona që deri më tani e kanë refuzuar imunizimin në Serbi ose janë mbështetur në vetëmjekim me “ivermektin”, ilaç i lejuar për përdorim në veterinari, por jo edhe në listën për mjekimin e njerëzve. Në Serbi mendohet se një numër i madh i njerëzve, përmes rrjeteve sociale, marrin udhëzime për mjekim me doza tepër të larta të “ivermektinit”, ilaç që gjatë vitit të kaluar u rekomandua vetëm për preventivë./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia