close
Rajoni

SERBI: NUK KA ZBRITJE TË NUMRIT TË TË INFEKTUARËVE

serbi

Numri i të infektuarve në Serbi nuk po zbret pasi janë shënuar edhe 247 persona dhe tri raste të vdekjes. Numri I viktimave është 61 kurse I të infekuarve 2447. Virusi korona është future edhe në shtëpitë për të moshuar, në dy qendra me rreth 30 të infektuar. Gjendja është rënduar pasi nuk dihet origjina. Ekspertët serb thonë se rastet e reja vijnë si pakujdesi në javët e kaluar kur njerëzit përkundër masave nuk kanë ndaluar aktivitetet familjare.

“Hulumtimet tregojnë se gjithmonë bëhet fjalë për ndonjë ndodhi a festë që ka sjellë deri tek shtrirja e virusit. Kjo shfaqe kryesisht brenda një shtëpie ose pjesë të qytetit” ,tha Darija Kisiq nga Instituti “Batut”.

“Pandia prek tërë sistemin shëndetësorë dhe kështu përmes tij edhe tërë shoqërinë. Situatat pandemike janë zakonisht katastrofa serioze të natyrës dhe si të tilla duhen trajtuar”, tha Epidemiologu Predrag Kon.

Për Serbinë prioritet është testimi I punonjësve të shëndetësisë pasi janë shfaqur probleme në shumë qendra shëndetësore dhe shtimin edhe më të madh të të testuarve pavarësisht simptomeve. Mjekët thonë se Serbia ka arritur në maksimumin e të infektuarve që mund të vazhdoj të paktën dhjetë ditë./Idro Seferi

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia