close
Rajoni

SERBI: OPOZITA PROTESTA KUNDËR KONTROLLIT TË MEDIAVE

Screenshot_7

Simpatizantë të lëvizjes “Një në pesë milionë” dhe opozitarja Aleanca për Serbinë mbrëmë janë tubuar para ndërtesës së Radiotelevizionit serb në qendër të Beogradit. Ata kanë bllokuar hyrjen kryesore të ndërtesës, në shenjë proteste, siç kanë deklaruar për kontrollin qeveritar ndaj mediave.

Opozita serbe ka rrethuar çdo hyrje të Radio Televizionit të Serbisë. Intervista e paralajmëruar e presidentit, Aleksandar Vuçiq, ka zgjuar reagime të ashpra. Tri studente kishin pyetje për të që besonin se nuk do t’ia shtroj gazetarja. Një publikim në internet u mbështet dhe aty dolën qindra njerëz.

Mbështetja e parë erdhi nga grupi nacionalist “Dveri”, lideri i së cilës udhëhoqi protestat.

“Vuçiq është një frikacak politik që ka frikë prej tri studenteve dhe shmang kundërshtarin e tij politikë prej vitesh për përballje.” –shprehet Boshko Obradoviq, “Dveri”.

Në pjesën e hyrjes kryesore ishin mbledhur dy grupe, njëra që shante opozitën e tjetra presidentin. Kjo përballje zgjati rreth një orë.

Tensionet u ngriten pasi dhe zyrtarët shtetërorë deklaruan gjatë ditës se po përgatitej sulm kundër presidentit. Ora po afrohej 21 kur niste emisioni “Upitnik” ose pikëpyetja. Të gjitha hyrjet të bllokuara me qytetarë. Enigma nga do të futej presidenti ngeli e tillë. Pak më vonë emisioi kishte filluar dhe Vuçiq theksoi se kishte arritur aty në këmbë.

Protestuesit e quajtën frikacak dhe thanë se nuk është e qartë se ku është intervista dhe si është futur në godinë. Por, një porosi  ia çuan se një gjë është e sigurt.

Vuçiq duhet ta dijë se nuk ia kemi frikën dhe fundi i tij politik do të vijë pavarësisht se ai fshihet nëpër vrimat e miut për t’u futur në televizion. –shprehet Boshko Obradoviq, “Dveri”.

Protestat kundër Vuçiq kanë filluar një vit më parë. Por, nuk kanë patur shumë efekt.

Protestuesit thanë se dëshironin dhe i treguan Vuçiq që nuk ia kanë frikën. Presidenti i quajti ata fashist. /Idro Seferi, Beograd/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia