close
Rajoni

SERBI: PAKICAT ZGJEDHIN KËSHILLAT KOMBËTARE

thumbs_b_c_715e6d00455e0f180f9ee648ef539cd3

Shqiptarët me gjashtë lista kandidatësh!


Në Serbi, zhvillohen sot zgjedhjet për këshillat kombëtare të pakicave, një organizëm ky që ka kompetenca vendimarrëse në fushën e kulturës, informimit, arsimit dhe të përdorimit zyrtar të gjuhës e alfabetit.

Raportohet se në Serbi janë të regjistruara 22 komunitete pakicë. Përbërja e këshillave kombëtare të pakicave është konform numrit të komuniteteve që vërtitet nga 15-35. Autoritetet kanë bërë të ditur se 18 pakicat kombëtare përzgjedhjen e këshillave do ta bëj në zgjedhjet të drejtpërdrejta, ndërsa katër në rrugë elektronike. Rusinët dhe shqiptarët prijnë për nga listat kandiduese: të parët me shtatë, ndërsa shqiptarët duhet të vendosin mes gjashtë listave me kandidatë.

Këshillat kombëtare të pakicave në Serbi kanë kompetenca në fushën e kulturës, informimit, arsimit  dhe të përdorimit zyrtar të alfabetit e gjuhës amëtare. /Agjencitë/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia