close
Rajoni

SERBI: PAS PROTESTAVE VUÇIQI TËRHEQ LIGJIN KONTESTUES

serbi

ORGANIZATORËT E PROTESTAVE SHPALLËN FITORE

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka kthyer në parlament Ligjin e debatueshëm për eksproprijim që shkaktoi valë protestash nga Lëvizjet Ekologjike në Serbi

Qeveria e Serbisë ka miratuar vendimin për të tërhequr Ligjin për Eksproprijim nga procedura parlamentare dhe nga Presidenti Aleksandar Vuçiq është kthyer në Kuvend për rishqyrtim. Në komunikatë thuhet se Qeveria do të bëjë analiza nëse janë të nevojshme ndryshime për këtë ligj.

Paraprakisht Presidenti serb Vuçiq kishte deklaruar se ka kërkuar nga Qeveria që të mos miratojë Ligj të ri për Eksproprijim duke thënë se debati publik mund të zgjasë deri në gjashtë muaj dhe se duhet konsensusi I gjerë për këtë cështje.

Tërheqjen e ligjit e ka komentuar Savo Manojloviq nga Lëvizja “Shko për Ndryshime” një nga organizatorët e protestave ekologjike në Serbi. Ai përmes një publikimi në Tuitter shpalli fitore dhe paralajmëroi se nëse gjithcka shkon sipas ligjit, do të organizohet një festë në Sheshin e Republikës në Beograd.

Të pakënaqur nga ndryshimet e propozuara në Ligjin për Eksproprijim dhe Ligjin për Referendum, mijëra qytetarë serbë, dy fundjava me radhë, kishin bllokuar rrugët kryesore në Beograd dhe dhjetëra qytete serbe, duke kërkuar që ligjet të tërhiqen nga procedura parlamentare.  /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia