close
Rajoni

SERBI: RRËZIMI I AVIONIT – HUMBIN JETËN DY PILOTË

MESTO NESRECE

Dy pilotë kanë humbur jetën, gjatë rrëzimit të avionit MIG-21 në afërsi të qytetit serb Zvornik  – ka njoftuar Ministria serbe e Mbrojtjes. Sic njoftojnë mediat lokale serbe, dëshmitarët okularë kanë thënë se avioni kishte fluturuar shumë ulët dhe pas rrëzimit është dëgjuar një zhurmë e madhe në atë rajon.

Aeroplani ushtarak MIG – 21 që u rrëzua sot në rajonin e Lloznicës, ishte I fundit I këtij lloji në Ushtrinë serbe. Sic njoftohet, bëhet fjalë për aeroplanin e 261-të që ishte marrë në vitin 1986 për nevojat ish-Armatës jugosllave, kurse remonti I fundit, sipas autoriteteve serbe,  është bërë para katër viteve. Ekspertët ushtarak serb nuk kanë një shpjegim se përse avionët e tillë janë kthyer në shfrytëzim, aq më tepër kur autoritetet serbe vazhdimisht kanë pohuar për rimontimin e eskadrilës së avionëve MIG-29. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia