close
Rajoni

SERBI: RRITET NUMRI I TË PREKURVE, SHTOHEN MASAT

KËRKOHET NDIHMË NGA KINA


Serbia ka shënuar edhe një rritje të numrit të infektuarve me 8 raste të reja duke e çuar numrin në 65 persona me Covid-19. Masat e gjendjes së jashtëzakonshme janë shtuar dhe tani çdo gjë e nevojshme është duke u dezinfektuar.
Por, Serbia i është drejtuar Kinës për të luftuar korona virusin dhe me sa duket nga Pekini ka marrë përgjigje pozitive pasi përveç testeve tani nga miqtë aziatik, Serbisë deri në fund të javës pritet t’i arrijnë një ekip ekspertësh në ndihmë kundër virusit.

“Më shumë se 300 milionë kinezë kanë parë konferencën e jashtëzakonshme tuajën dhe nevojën për ndihmë.”-deklaroi Chen Bo, ambasadore e Kinës në Serbi.

“Ju falendëroj shumë dhe përshëndetjet më të perzemërta. Pa ju në Evropë, ne presim vëlllezërit tanë kinez dhe nuk e fshehim që nuk mund të përballemi vetëm.”- Aleksandër Vuçiq, President i Serbisë.

Tashmë janë regjistruar nëpër pallate ata që janë në moshën mbi 65 vjec që të mos dalin. Serbët presin që një valë e shtrirjes të ndodh në ditët dhe javët e ardhshme. Është e vështirë thonë të dihet sa vërtetë është shtrirë virusi.

“Vështirë se mund të thuhet numri i saktë. Nëse bëhet fjalë që 1 në 5 persona kërkon vizitë në spital atëherë mund të konkludojmë që numri është po aq më i madh.”-vlerëson Darija Kesiq Tepaçeviq, Instituti për Sëmundje Infektive.

Policia serbe ka arrestuar disa persona që kanë shitur maska në tregun e zi. Qytetarët I janë përmbajtur më shumë masave. Por, qeveria megjithatë mund t’i ashpërsoj ato dhe pritet që në mbrëmje të diskutohet edhe për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve të 26 prillit. /Idro Seferi, Beograd/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia