close
Rajoni

SERBI: SHËNOHEN EDHE DY VIKTIMA

Serbia ka shënuar edhe dy viktima nga Korona virusi vetëm në 24 orë. Ministria e Shëndetësisë që ka bërë të ditur lajmin ka thënë se bëhet fjalë për pacientë që kanë vuajtur nga sëmundje të ndryshme njëkohësisht dhe njeri prej pacientëve ka qenë 80 kurse tjetra 62 vjeç.

Të dy kanë qenë në kujdes intensiv në spitale të ndryshme, por mjekët nuk kanë arritur t’u ndihmojnë. Serbia ka shënuar fillimisht disa raste në ditë, por tani bëhet fjalë për gati 100.

“Kemi numrin me te madh të të testuarve tani dhe si fakt kemi numër më të madh të paraqitur se sa në të shkuarën. Nëse ndjeki informacionet vazhdimisht gjithsesi mund ta shihni se numri I të sëmurëve rënd nuk është rritur.”tha Darija Kisiq nga Instituti “Batut” Beograd.

Serbia është përgatitur për një numër shumë më të madh të rasteve për shkak të shtrirjes së epidemisë, e që e bënë atë një prej shteteve më shtrirjen me të gjërë të virusit në rajon. Autoritetet në mënyrë intensive janë duke u përgatitur për një numër më të madh të infektuarish për të mos e lënë me asnjë pacient në shtëpi në mënyrë që virusi të izolohet dhe të filloj të bie. Disa qendra me mijëra shtretër janë ndërtuar që në rast të përkeqësimit të gjendjes që Serbia të mund të reagoj. /Idro Seferi, Beograd/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia