close
Rajoni

SERBI: SHTETASIT E SHQIPËRISË MUND TË HYJNË VETËM ME LETËRNJOFTIM

045C8434-A727-470E-B21E-FADDEF6A45BE

Qeveria e Serbisë ka marrë vendim për finalizimin e marrëveshjes për udhëtim me karta të identitetit për qytetarët sshqiptarë në këtë shtet. Qeveria vendimin e ka marrë në një mbledhje të qeverisë pas dakordimit në takimin online të mini-schengenit ballkanik. Në arsyetimin e publikuar zyrtarisht thuhet se udhëtimi do të mund të bëhet me karta ideniteti biometrike si rezultat I marrëvehjes për të lehtësuar qarkullimin e njerëzve me qëllim të zhvillimit të marrëdhënie më të mira fqinjësore, zhvillim ekonomik, shkencorë, të arsiimit dhe bashkëpunimit në sport e kulturë në mes të dyja shteteve.

Shtetasit shqiptarë deri para kësaj marrëveshje kanë mundur të udhëtojnë në Serbi vetëm me pasaporta dhe atë jo duke udhëtuar përmes Kosovën në rrugë tokësore, por vetëm përmes Malit të Zi apo Maqedonisë Veriore pasi Serbia nuk e njeh Kosovën si kufi zyrtarë. 

Kjo marrëveshje ka për qëllim lehtësimin e qarkullimit dhe ajo u arritë më 8 nëntor, por për tu futur në fuqi duhej miratim brenda dy qeverive. / Idro Seferi – Tv Klan Beograd /  

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia