close
Rajoni

SERBI-TURQI: SHKËMBIM MALLRASH NË VLERËN MBI NJË MILIARDË DOLLARË

Screenshot_2

Turqia është bërë ndër partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Serbisë. Sipas të dhënave zyrtare deri tani në këtë vend, kapitali turk ka investuar mbi 200 milionë euro, ndërkohë që shkëmbimi i mallrave ka tejkaluar shumën prej një miliardë eurosh.

‘Ju turqit që jeni sjellur të mbani llogari për prodhimin, të kujdeseni për gratë tona, të jeni të mirë e të kujdesshëm ndaj tyre…A më dëgjuat, o turq’!-shprehet Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ditë më parë, nuk ka fshehur kënaqësinë për investimin më të ri nga Turqia në një fabrikë tekstili në qytetin e Kralevës në vlerën 35 milionë euro ku gjatë tre viteve të ardhshme do të gjejnë punë rreth dy mijë e pesëqind veta, kryesisht gra.

Në fakt, vitet e fundit bashkëpunimi Turqi-Serbi është në lulëzim e sipër. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka konfirmuar se vitin e kaluar shkëmbimet tregtare me Serbinë kanë kaluar një miliardë dollar duke bërë publik edhe objektivin që gjatë periudhës që vjen vlera të ngritet në tre miliardë.

Gjatë takimit të fundit në Ankara, presidenti serb Vuçiq ka pranuar se falë presidentit Erdogan dhe investimeve turke në Serbi problemi i papunësisë më nuk është si më parë. Ndërkohë, për produktet serbe – tregjet turke vazhdojnë të mbeten të hapura. Ankaraja zyrtare nuk e fsheh se tek Beogradi shikon faktorin kyç për paqe dhe stabilitet në Ballkan. /Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia