close
Vendi

Serbia do ti jep 100 mijë tonë grurë Maqedonisë së Veriut

korrja-e-grurit-780×439

Qeveria e Serbisë sot do të heq ndalesën për ndalimin e eksportit të grurit dhe vajit të ushqimit të lulediellit në Maqedoni, informoi ministri i Bujqësisë Ljupço Nikollovski.

Ai për media tha se nga fqinji ynë verior pritet të importohen 100 mijë tonë grurë.

Lidhur me reagimet e pronarëve të mullinjve, Nikollovski informoi se nga mbikëqyrja e tyre ka rezultuar se në muajin mars janë konsumuar 20.000 tonë grurë, që është sasia e zakonshme në baza mujore dhe se ka edhe 25.000 tonë.

“Me grurin që do të vijë nga Serbia nuk do të kemi asnjë problem në furnizim. Nga ana tjetër, për dy muaj do të ketë korrje të reja dhe të gjitha parashikimet janë se do të jetë e suksesshme”, tha Nikollovski.

Për importin e grurit bullgar, të cilin Nikollovski e paralajmëroi nga Berlini pas takimit me ministrin bullgar të bujqësisë, Ivan Ivanov, shtoi se do të dakordohen modelet dhe instrumentet.

/KlanMacedoni/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia