close
Rajoni

SERBIA MË 14 DHJETOR HAP KAPITUJT E RINJ ME BE-në

8.12

DISKUTOHET PËR TRANSPORTIN, ENERGJINË DHE MBROJTJEN E MJEDISIT

 

 

Serbia ka marrë dritën jeshile nga vendet anëtare të BE-së për hapjen e grupit 4 te kapitujve të integrimit. Procedura formale do të zhvillohet në Konferencën Ndërqeveritare të Bashkimit Evropian dhe Serbisë, e cila do të mbahet në Bruksel më 14 dhjetor te ketij viti.

 

 

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së konfirmuan hapjen e diskutimeve në të katër kapitujt ku perfshihen Agjenda e Gjelbër dhe Nderlidhja e Qëndrueshme në çeshtjet që kanë të bejnë me transportin, energjinë, rrjetet trans-evropiane, mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike.  Me vendimin për mbajtjen e konferencës së rradhës ndërqeveritare me BE-theksoi  ministrja për Integrime Evropiane Jadranka Joksimoviq Brukseli ka respektuar përpjekjet tona në fushën e sundimit të ligjit, drejtësisë, luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar.

Joksimoviq shtoi se me këtë vendim njihet vendosmëria e Republikës së Serbisë për përmirësimin e gjyqësorit, me ndryshimin e amendamenteve kushtetuese që rregullojnë këtë fushë. “Është bërë një procedurë serioze, gjithëpërfshirëse dhe transparente për ndryshimin e Kushtetutës dhe qëllimi i këtyre reformave është pikërisht parandalimi i ndikimit politik në gjyqësor, forcimi i efikasitetit dhe pavarësisë së gjykatave dhe gjyqësorit, duke u mundësuar kështu të gjithë qytetarëve serbë të drejtë. akses në drejtësi dhe gjyqësor”, thekson ministrja serbe e integrimit.  Gjithashtu, me këtë vendim, shton ministrja Joksimoviq Bashkimi Evropian ka konfirmuar gjithçka që kemi bërë në drejtim të përmbushjes së kritereve dhe standardeve në fushën e Agjendës së Gjelbër, në radhë të parë mjedisin, energjinë dhe lidhjen e qëndrueshme.  Hapja e kapitujve te rinjë do të intensifikojë bashkëpunimin mes Serbisë dhe BE-së në drejtim të forcimit të kapaciteteve për investime në këto fusha dhe punës së mëtejshme të përbashkët në të gjitha segmentet e politikave sektoriale të BE-së. Ajo theksoi se Serbia me përmbushjen e të gjitha kritereve për hapjen e katër kapitujve te rinjë negociues ka treguar kapacitet dhe vendosmëri të padyshimtë politike për të hyrë në matricën e ndryshimeve në transformimin paqësor drejt synimeve të Marrëveshjes së Gjelbër dhe Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia