close
Top LajmeVendi

SERBIA NDIHMË PËR REGJISTRIMIN E VAKSINAVE NË RMV

lq2vymjmuqhegij9yf7k-289404

FILIPÇE: VAKSINAT NGA SERBIA VIJNË PËRMES IMPORTIT INTERVENUES


Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka deklaruar se Serbia dëshiron t`u ndihmojë vendeve fqinje rreth vaksinimit kundër COVID-19, duke rikujtuar se Presidenti Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministri Zoran Zaev janë dakorduar që Serbia t`I ndihmojë Maqedonisë së Veriut me 8.000 doza të vaksinave.

Bërnabiq, për Televizionin serb Happy, shfaqi bindjen se do të vijnë vaksinat nga BE-ja, jo vetëm në Serbi, por edhe për të gjithë rajonin, duke rikujtuar se sa e vështirë është situata, sic tha, me “luftën” për vaksinat.

ANA BËRNABIQ – KRYEMINISTRE E SERBISË

“Serbia ndihmon në regjistrimin e vaksinave të Fajzerit në Maqedoninë e Veriut dhe këtij vendi, derisa të zgjidhet cështja e regjistrimit, I është ofruar që mjekët nga “zona e kuqe” të vijnë në Serbi dhe të vaksinohen këtu”

Dozat e para të vaksinave kundër COVID-19 në vendin tonë si dhe 8.000 dozat nga Serbia do të jenë me import internenues – ka theksuar Ministri I Shëndetësisë Venko Filipçe, duke shtuar se Ndryshimi I I Ligjit për Ilaçe është për shkak të politikës globale të Fajzerit që insistuan që aplikuesi për regjistrimin e vaksinave të jetë përfaqësia e tyre me seli në Holandë.

VENKO FILIPÇE – MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Serbia është vendi I vetëm në gjithë rajonin ku ekziston përfaqësia lokale e Fajzerit dhe në këtë mënyrë ua përshpejtoi punët. Prodhuesi Fajzer është dakorduar që sasitë e para të vaksinave që do të arrijnë në vend, përmes marrëveshjes së drejtpërdrejtë, por edhe përmes ndihmës nga Serbia, të jenë përmes të ashtuquajturës import intervenues, për çka ekziston rregullativë ligjore dhe për këtë nuk duhet regjistrimi”

Autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, lidhur me vaksinat që duhet të arrijnë në vend përmes mekanizmit KOVAKS, njoftojnë se më 29 Janar do të ketë një takim me përfaqësues të këtij sistemi, ku priten informacionet kur dhe sa vaksina do të arrijnë në Maqedoninë e Veriut. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia