close
Rajoni

SERBIA PARA MBYLLJES: SITUATA E JASHTËZAKONSHME S`KA ALTERNATIVË

E1E031D0-E829-46FB-8C00-A9BD75A18737

Gjatë së Hënës në Serbi, COVID-19 ishte konfirmuar edhe tek 3.469 persona tjerë, kurse si pasojë e infektimeve kishin ndërruar jetë 16 pacientë. Epidemia në këtë vend nuk po qetësohet, kurse Shtabi I Krizës po shqyrton mundësinë e ashpërsimit të masave.

Epidemiologu serb, Predrag Kon, ka deklaruar se përpos vendosja e situatës së jashtëzakonshme nuk ka alternativë, edhe pse kjo masë do të ishte një goditje ekonomike, por sipas tij, më e rëndësishme është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve.

“Vetëm masa për parandalimin e plotë të kontakteve mund të sjellë rezultate” – ka thënë Kon për televizionin publik serb duke shtuar se masat e fundjavës së kaluar nuk ishin ata që kishte kërkuar ekipi mjekësor I Shtabit të Krizës.

“Ne kërkuam që gjithcka të mbyllet, përvec objekteve që shesin produkte ushqimore, pompave të karburantëve dhe barnatoreve. Kjo duhet që të ndërpritet zinxhiri I përhapjes së virusit” – ka thënë epidemiologu serb Predrag Kon.

Ai ka paralajmëruar se situata epidemiologjike është përkeqësuar edhe nga lloji I ri I virusit COVID-19 që ka arritur edhe në Serbi. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia