close
Vendi

SERBIA PËRGATITET PËR NDËRTIMIN E VENDKALIMIT KUFITAR ME MAQEDONINË E VERIUT MIRATOC-LLOJAN

w_56188406

Drejtoria republikane serbe për pronë e publikoi kumtesën paraprake për datën për shpallje të tenderit për përpunim të dokumentacionit planor për shtatë vendkalime kufitare, mes të cilave është edhe vendkalimi kufitar Miratoc-Llojan me Maqedoninë e Veriut, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Tenderi planifikohet të shpallet më 9 maj, ndërsa siç kumtoi biznes portali Ekapia, bëhet fjalë për vendkalimet kufitare Jasha Tomiq, Kallugjerovo, Kelebia, Gjerdap 1, Jabuka, Ljuba dhe Miratoc-Llojan.

Të gjitha vendkalimet e përmendura janë tashmë ekzistuese, kështu që supozohet se për to do të bëhen projekte për rikonstruim, përveç për vendkalimin kufitar Miratoc-Llojan i cili tërësisht duhet të ndërtohet.

Në fund të vitit 2019 Serbia dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan marrëveshje për vendosje të vendkalimit të përbashkët kufitar Miratoc-Llojan. Në Shkurt të vitit të kaluar, presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se Serbia po bën gjithçka për ta hapur vendkalimin e ri Miratoc-Llojan, se ka interesim të konsiderueshëm nga shqiptarët të cilët jetojnë nga ana tjetër e kufirit serb ky vendkalim të hapet, “por se kjo nuk është punë e thjeshtë dhe e lehtë”.

Jo për shkaqe politike, por sepse duhet çdo ditë të paguani njerëz të cilët do të punojnë, këto janë shpenzime tona të shtuara, ndërsa ne kërkojmë t’i ulim shpenzimet, por mos u shqetësoni edhe atë punë do ta përfundojmë”, tha Vuçiq.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia