close
Sport

SERIA A: NEDIM BAJARAMI I SHËNON GOL AC MILANIT

NEDIM BAJRAMI

EMPOLI – AC MILAN 2-4


 

Futbollisti i kombëtares  shqiptare, tetovari Nedim Bajrami i cili mban  fanellën me emblemën e ekipit Empolit në Serie A, vazhdon me paraqitjet e tij të mira Bajrami  mbrëmë në ndeshjen  kundër gjigantit talian AC Milan i shënoi një gol  duke çuar në 4 numrin e golave të shënuar këtë edicion, në një nga kampionatet më të fuqishme europiane.

Nedim Bajrami realizoi golin e parë në minutën e 18-të, për Empolin në takimin ndaj Milanit, skuadër kjo që në fund regjistroi fitore 4:2, duke mbajtur kështu hapin me Interin për pozitën e parë. Golin e dytë për Empolin e  ka shënuar Pinamonti. Ndërsa  katër golat e Milanit I shënuan Frank Kesie 2 dhe Florenci e Teo Hernandez nga një gol.

Për paraqitjen e tij shumë të mirë në ndeshjen kundër Milanit, Nedim Bajrami  u vlerësua me notën 7.5. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia