close
Sport

SERIA A: XHENOA ËSHTË ZYRTARISHT NË SHITJE

Xhenoa

Klubi është themeluar 125 vite më parë


Klubi i Serie A, i cili po lufton për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit italian, teksa aktualisht ka një pikë më shumë se Empoli i vendit të 18-të, me një komunikatë në faqen zyrtare ka bërë me dije se presidenti Enrico Preziosi e ka nxjerrë në shitje.

Xhenoa është një klub historik në Itali, i themeluar 125 vite më parë dhe që ka fituar 9 titujt kampion dhe 1 Kupë të Italisë.

Nuk dihet se cilët do të jenë blerësit e ri të Xhenoas, megjithatë e sigurt është që klubi nga Liguria shumë shpejt do të ndërrojë pronar. /Agjencitë/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia