close
Vendi

SËRISH AKTIVIZOHET GRUPI “DHOMA PUBLIKE”

ACFDD4B0-5629-4D50-94E9-F525797B1689

MPB ËSHTË DUKE HETUAR RASTIN


MPB-ja njofton se janë duke punuar rreth zbardhjes së rastit me aktivizimin e sërishëm të grupit “Dhoma Publike” ku publikohen fotografi eksplicite.

Me emër dhe qëllim të njëjtë grupi “Dhoma Publike’ sërish është aktive në rrjetin social “Telegram” edhe pas një viti pasi u zbulua në opinion, kurse MPB-ja sërish është duke ndërmarrë për zbardhjen e rastit.

MPB-ja është drejtuar edhe platformës “Telegram” por nga atje është demostruar mbyllje e plotë bashkëpunimi me qeveritë e cdo vendi – thonë nga policia.

Nga ana tjetër, Prokuroria edhe më tej po merret me parahetimet e grupit të vitittë kaluar. Grupi ka mbi 5.000 anëtarë  dhe sikurse vitin e kaluar edhe tani po shpërndahen fotografi eksplicite. Aktivizimin e sërishmë pretendohet se e ka denoncuar një adoleshente, fotografia e së cilës, është gjetur në “Dhomën Publike”.

Në Janar të Vitit të kaluar, MPB-ja kishte identifikuar pronarin e grupit të atëhershëm “Dhoma Publike” dhe një nga administratorët. Nga Prokuroria thonë se për këtë rast zhvillohet procedurë parahetimore.

Lidhur me grupin aktual të aktivizuar, Prokuroria thotë se do të veprojnë sipas rastit, nëse është kryer vepër penale. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia