close
BotaTop Lajme

SËRISH RRËZOHET KANDIDATURA E LASLO TROSHANJIT

Screenshot_6

Komisioni për çështjet ligjore të Parlamentit Europian rrëzon përfundimisht kandidaturat e László Trócsányi për funksionin e komisionerit për politikën e zgjerimit dhe politikën e fqinjësisë, ashtu si dhe të rumunes Rovana Plumb, për funksionin e politikës së transportit.

Pas votimit në komisionin për çështjet ligjore të Parlamentit Europian, rezulton se shumica e komisionit ka rrêzuar të dy kandidaturat. Argumentimi i rrezimit të tyre, është se  kandidatët Trócsányi dhe Plumb nuk mund të ushtrojnë funksionet e tyre në pêrputhje me Traktatin e Bashkimit Europian dhe tê kodit të sjelljes. Presidenti i Parlamentit David Sassoli do t’i shkruajë presidentes së re të Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen për të mësuar se ç’hapa do tê ndërrmarrê lidhur me këto dy kandidatura.

“Presidentja e zgjedhur, Ursula Von der Leyen pret njê letêr nga presidenti i Parlamentit Europian me vendimet e Parlamentit Europian, duke përfshirê edhe rekomandimin në përputhje me rregullat e proçedurave të Parlamentit Europian. Dhe mbi kêtë bazê, presidentja e zgjedhur do tê marrë vendimin e saj.” –shprehet Mina Andreva, Zëdhënse e Komisionit Evropian.

Presidentja Von der Leyen pritet t’ju kërkojë Hungarisë dhe Rumanisë ose të tërheqin kandidatët  e tyre dhe të paraqisnin kandidatë të rinj, ose të ndryshojë portofoliot  evTrócsányit dhe Plumb . Zyrtarë europianë kanë sqaruar TV KLAN, se kryeministri Viktor Orban nuk ështê i gatshëm të ndryshojë kandidaturën e László Trócsányit. Kandidaturat e Trócsányit dhe Plumb përbëjnê përplasjen e parë midis presidentes së zgjedhur Ursula Von der Leyen dhe Parlamentit Europian, që sipas traktatit të BE-së, merr detyrën në 1 nëntor..Ndërkohë, komisionerët e tjerë tê caktuar në ekipin Von der Leyen kalojnë nê filtrin e Parlamentit Europian këto tre ditë. /Erisa Zykaj, Bruksel/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia