close
Rajoni

SERVER: NDARJA E KOSOVËS ME PASOJA JO VETËM PËR RAJONIN

Screenshot_5

Profesori i Universitetit “Johns Hopkins” i Uashingtonit, Daniel Server, ekspertë për Ballkanin dhe një ndër ndërmjetësit për arritjen e Marrëveshjes së dejtonit për Bosnjënka deklaruar se nuk është shumë optimist se në samitin e Parisit, në fillim të korrikut, Kosova e Serbia mund t’ia dalin të arrijnë ndonjë marrëveshje përmasash të gjera. Në një intervistë dhënë seksionit serb të Zërit të Amerikës ai tha se presidenti i Serbisë Vuçiq ka dëshmuar se në këtë moment nuk po kërkon zgjidhje të sinqert për kontestin me Kosovën, ndërkohë që rikujtoi se liderët e Kosovës nuk kanë besim tek shefi i diplomacisë Ivica Daçiq dhe kryeministrja Ana Bërnabiq.

Liderët e Serbisë dhe Kosovës thotë analisti Daniel Server,  nuk kanë manifestuar vullnet që në dialogun e të dyja palëve të shkojnë përpara sikurse kryeministrat Zoran Zaev e Aleksis Tsipras të cilët i dhanë fund kontestit prej shumë dekadash mes Maqedonisë dhe Greqisë.

‘Mendoj se nga Vuçiqi dhe Thaçi nuk mund të pritet diçka e tillë,’- ka thënë Server për seksionin serb të Zërit të Amerikës duke shtuar se është iluzion ideja aktuale për një zgjidhje ‘në paketë’ të kontestit Serbi-Kosovë, ndaj  nevojitet më shumë kohë dhe durim. Duke folur për problemin për çështje e tarifave të vendosura nga qeveria e Kosovës për mallrat serbe, analisti i njohur rikujton  problemet e shumta mes dy palëve dhe përmend fushatën e Serbisë për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare:

“Heqja e taksave në këmbim të stopimit të fushatës së autoriteteve serbe që po e zhvillojnë me qëllim të bllokimit të anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Po ashtu, është tejet e rëndësishme që Bashkimi Evropian të përmbush premtimin për vendosjen e liberalizimit të vizave me Kosovën. Nuk mund të arsyetohet fakti se kjo ende nuk është bërë. E di se kjo është ofruar si këmbim për heqjen e tarifave, prandaj ndoshta në këtë aspekt mund të përgatitet një paketë e trefishtë,’ – thotë Daniel Server për Zërin e Amerikës.

I pyetur se çfarë mendon për idenë e ndarjes, shkëmbimin e territoreve ose dryshimin e kufirit, eksperti për çështjet ballkanike gjithë këtë e quan ‘ide të vdekur dhe të keqe’, sepse, argumenton ai, kjo do të destabilizote rajonin e Ballkanit perendimor, por edhe Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën. Server nuk është shumë optimist se në samitin e Parisit, në fillim të korrikut, të dyja palët mund të afrojnë qëndrimet, për shkak se, përfundon ai, aktualisht nuk ka kushte për arritjen ndonjë marrëveshjeje përmasash të gjera. /Klan Maqedoni/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia