Severodonjecku plotësisht në duart e Rusëve?

UKRAINASIT PO TËRHIQEN: NUK KA MË KUPTIM

Ushtria ukrainase po tërhiqet nga Severodonjecku, pika e nxehtë e luftimeve të Qershorit në lindje të Ukrainës, teksa sulmi rus mbush 4 muaj që prej nisjes.

Agjencia e lajmeve Reuters citon guvernatorin e Luhanskut, Serhi Gaidai të ketë thënë se nga Kievi është dhënë urdhër që trupat ukrainase të tërhiqen nga qyteti lindor, pasi sipas tij nuk ka më kuptim të qëndrojnë në pozicione që bombardohen për muaj të tërë.

Pjesa më e madhe e qytetit ka qenë prej javësh nën kontrollin e ushtrisë ruse, që përdor vazhdimisht artileri të rëndë me rreze të gjatë veprimi e bombardime me avionë.

Severodonjecku është qyteti i radhës pas Mariupolit që merret me sulm të ashpër nga Rusia, teksa ukrainasve ende u mungojnë armatimet e rënda që ua ka premtuar Perëndimi për t’i bërë ballë këtij sulmi. Këtë të premte, mbërrijnë raketa-hedhësit e sofistikuar nga Shtetet e Bashkuara.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share